30.9 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Arbër Rexhaj thotë se hapja e urës do të ndodh gjatë këtij viti

Me gjithë paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit, kjo urë vazhdon të jetë e mbyllur.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha në Rtv21 se ura do të hapet por nuk dha ndonjë datë se kur do të bëhet një gjë e tillë.

I pyetur nëse ura do të hapet gjatë këtij viti deputeti Rexhaj tha “sigurisht atë edhe po e presim”.

“Tashmë për me hapë urën ekzistojnë disa faza, faza të cilat tashmë ju i keni parë një pjesë të tyre, matja e qëndrueshmërisë, lyerja, dhe tani do bëhet edhe një analizë e sigurisë në kuptimin e plotë të fjalës dhe pastaj vie edhe të hapja e urës. Nëse me pyesni për data ka pasur një lloj përmbajtje edhe të Qeverisë për mos të dhënë data sepse në këto raste s’është mirë të përmenden aa datat as orët sepse është një vendim i cili do të vijë edhe të mos shkaktojë ndonjë huti ose të ndikojë tek qytetarët të cilët edhe mund të keqkuptojnë”, tha deputeti Rexhaj.

Në bazë të një raporti preliminar për stabilitetin e urës së Ibrit, të realizuar nga institucionet e Kosovës , ky objekt është “stabil, i qëndrueshëm dhe funksional”. Tanimë pritet raporti përfundimtar për këtë çështje.”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...