Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, si ndihmës trajner në skuadrën Al-Arabi SC në Kuvajt, po i shijon rezultatet e ekipit duke u renditur në vend të parë.
Kozniku është ndihmës i trajnerit Ante Mise, derisa skuadra Al-Arabi SC është lidere në elitën e futbollit të Kuvajtit dhe me fitoren e fundit ndaj Al-Nasr- Al-Arabi 0-1, renditet në kreun e tabelës me 11 pikë .
Ardian Kozniku për “Radio 1” dhe portalin “Njeshi” është shprehur i kënaqur me rezultatin e deri tanishëm, ndërsa theksoi pritjet e tij për klubin ” Synimet e klubit janë që të arrijmë rezultate sa më të mira dhe të mbetemi në kreun e tabelës”, tha ai.
Kozniku gjatë karrierës së tij ishte trajner te skuadra e Shkëndijës në Maqedonin e Veriut, derisa ka luajtur për skuadra si:
1984: KF “Vëllaznimi” ?
1988: KF “Prishtina” 58 (17)
1990: NK “Hajduk Split” 98 (44)
1994: AS “Cannes” 55 (20)
1996: “Le Havre” AC 30 (6)
1997: “Apoel” FC 11 (12)
1998: SC “Bastia” 12 (5)
2000: NK “Dinamo Zagreb” 28 (5)
2001: FC “Kärnten” (Austri) 7 (0)
2002: NK “H. Dragovoljac” 11 (2)
Gjithsejt: 310 ndeshje, 111 gola!
Reprezentues i Kroacisë
1994 1998 Kroacia 7 (2)
Medalja e bronztë
Botërori “Franca’98” /Njeshi/
Tabela: