24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Ardian Kozniku fiton trofeun e parë si trajner

Legjenda e futbollit të Kosovës Ardian Kozniku bashkë me Ante Mishe kanë udhëhequr skuadrën Al Araabi drejt titullit kampion në Kuvajt.

Dyshja e ardhur nga Kroacia morën drejtimin e Al Arabi nga Kuvajti dhe pas disa muajve arritën titullin e parë kampion pas vitit 2002 dhe atë pa as një humbje, duke regjistruar 13 fitore e 4 barazime.

Al Arabi është klubi më i trofeshëm i Kuvajtit – ata kanë fituar 58 trofe që nga themelimi i tyre në vitin 1960, por viteve të fundit kanë munguar sukseset tek ky klub.

Me ardhjen e trajnerëve, Ante Misha dhe Ardian Kozniku, skuadra në fjalë riktheu titullin e kampionit pas 19 vjetësh.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...