Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, ka folur ekskluzivisht në ‘RADIO 1’, në intervistë tek Linda Lipa – Gjakova, për rrjedhën dhe qëllimin e protestës paqësore të shqiptarëve, e cila u zhvillua në Preshevë.
E para e Preshevës Sinani, një ditë pas protestës me moton “IDENTITET & DINJITET”, thotë se si e tillë prostesa në thelb ishte kundër spastrimit etnik në heshtje, që po u ndodhë shqiptarëve në Luginë, fakt që u vërtetua nga Komiteti i Helsinkit dhe faktori ndërkombëtarë.
Sinani potencon se pasivizimi i adresave dhe rikthimi i adresave të shqiptarëve të pasivizuar u pa mundëson mijëra shqiptarëve pa-shtetësi.
Sinani i kujton komunitetit ndërkombëtarë se shqiptarët e Luginës, janë i vetmi komunitet në Ballkan të cilëve nuk u lejohet përdorimi i flamurit kombëtarë. Pra kemi të bëjmë me tendenca të rrezikshme, si përkeqësimi i përgjithshëm i të drejtave civile dhe shënjestërimi i veçant komuniteteve etnike siç janë shqiptarët.
Intervistën e plotë të kryetares së Preshevës Ardita Sinani, realizuar me Linda Lipa-Gjakoven mund ta ndiqni sot në ‘RADIO 1’ në emisionin ‘Një ditë ndryshe’, me nismë të përditshme nga ora 12:00./Njeshi&RADIO 1/