Arian Tahiri do të jetë kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu u bë e ditur nga kryetari aktual i kësaj komune, Bedri Hamza, i cili u shpreh i bindur që Tahiri do të jetë së shpejti në këtë post, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës.
Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim.Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton.
Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton”, u shpreh Hamza.
“Që nga dita e parë kur jemi takuar, gjithnjë e ka pasur besimin dhe mbështetjen time të parezervë. Të tillë do ta ketë edhe tash kur ai po nis një rrugëtim të ri, që jam i sigurt se do të na bëjë të gjithëve krenarë! Unë e mbështes me gjithë zemër.
Mbështetne edhe ju! Besoni në Arian Tahirin! Ecim përpara së bashku!”./Njeshi/