-0.9 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Ariana Musliu-Shoshi: Falënderim për mbështetjen e fuqishme nga Klina e Ulët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatja për një mandat tjetër, Ariana Musliu-Shoshi, ka zhvilluar një takim me bashkëvendasit e saj nga Klina e Ulët, ku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme.

“Ishte nder dhe kënaqësi të bashkëbisedoj me bashkëvendasit e mi, të cilët gjithmonë kanë qëndruar pranë meje si një mbështetje e fuqishme dhe krahë i fortë. Së bashku vazhdojmë më të fortë drejt qëllimeve tona të përbashkëta për Kosovën tonë, më mirë”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Ajo falënderoi të gjithë për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...