Mulla Musli Arifaj – Kryetar i Bashkësisë Islame të Pejës, ka qenë i ftuar në ‘RADIO 1’, në programin e natës ‘Mesazhe fetare’ në respekt të muajit të Madhërishëm Ramazan.
Arifaj duke folur për peshën dhe rëndësinë e këtij muaji dhe të fjalës së Zotit për njerëzimin, ka ndaluar me ligjëratë tek rëndësia e Lirisë së Atdheut dhe njerëzimit.
‘Ky Ramazan dhe ky program na përkon edhe me çerek shekulli të luftës frontale në dukagjin që u nis nga Gllogjani. Një triumf lirie në një mes, që siç e tha dhe vet komandati jonë, gjenerali Ramush Haradinaj, shumë të pabarabartë në raportin e forcave. Kjo pra është e drejta që Zoti i madhërishëm na mëson dhe na jep shembull. Përvjetori i Luftës së dukagjinit na kujton se Zoti është me të drejtin, jo me të fortin. Ne sot përkulemi me nderim e lutje tek Zoti për të gjithë dëshmorët që ranë kurban të Lirisë. A e dijmë çka është Liria, apo po e harrojmë? Unë e mbajë mend mirë e edhe xhemati, faljet e terravive të viteve 1998, 1999, në çarshinë e xhamisë në Pejë, nën rrethim të forcave speciale serbe. Rrahjet që na erdhën vetëm pse ishim shqiptarë. Sot i kemi krejt. Liria na erdhi dhe xhamia i kemi plot. Ramazanin e kemi në Liri.”-tha Arifaj në ‘RADIO 1’.
Tutje, numri një i Bashkësisë Islame të Pejës Musli Arifaj, në mesin e shumë mesazheve që ka ndarë mbi rëndësinë e Muajit të Madhërishëm Ramazan, ka folur edhe për rëndësinë e mbajtjes së fjalës dhe përmbajtjes së gjuhës nga ana e besimtarit agjërues.
“Kurani famëlartë na e sqaron kutpimin e agjërimit të plotë. Ndër ate që është thelb i agjërimit është edhe gjuha. Përmbajtja e gjuhës, kujdesi, mos ofendimi. Më pas mbajtja e fjalës, premtimit. Ne edhe si shqiptar e kemi fjalën Besë. Pra mbajtja e fjalës ka shumë rëndësi për besimtarin në përgjithësi e veçanërisht për agjëruesin.’-shtoi ai./RADIO 1/