12 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Arifi flet për ‘kontradiktat’ e Kurtit rreth ndarjes së 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj “kontradiktave” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës.

Përmes një video që ka publikuar në Facebook, Arifi ka sqaruar procesin për ndarjen e dy milionë eurove që ishin premtuar nga Kurti, duke thënë se pas shkarkimit të ish-kryetares, Ardita Sinani, ka ndryshuar edhe qasja e Kurtit për këtë fond.

Arifi ka deklaruar se Kurti nuk i është përgjigjur shkresave që i janë dërguar në adresë të tij për këtë çështje.

“Kontradiktat e kryeministrit Kurti në lidhje me vendimet për fondin 2 milion euro, dedikuar Luginës së Preshevës!”, ka shkruar Arifi në mbishkrimin e videos.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...