23 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin

Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, është shprehur se deri më tani procesi i zgjedhjeve në Komunën e Bujanocit është duke vajtur mirë dhe shpreson që të shkojë deri në fund në këtë mënyrë.

Arifi fton të gjithë qytetarët që të dalin sa më shumë në votim dhe të votojnë më të mirin.

I pyetur se a do të respektoj marrëveshjen e koalicionit me parti të tjera politike shqiptare, Arifi shton se edhe gjatë qeverisjes së tij në 2020-ën ka ftuar të gjithë partitë politike dhe ka arritur një marrëveshje  me ta, por edhe tani koalicioni është i mundshëm.

Përndryshe, përveç Arifit dhe Mustafit, kandidatë për kryetar të Komunës së Bujanocit janë edhe Shqiprim Musliu i LPD-së, si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...