20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Ariu sulmoi një grua që ndodhej në tualet

Një grua në Alaskë thotë se “u hodh përpjetë dhe bërtiti” kur u sulmua nga një ari derisa ishte duke e përdorur tualetin.

Shannon Stevens ishte duke e përdorur një tualet të largët në Liqenin Chilkat fundjavën e kaluar, kur i ndodhi e papritura. Ajo pësoi një plagë si rrjedhojë e këtij sulmi.

Pasi dëgjoi britmën e saj, vëllai i Stevens shkoi për të parë se çfarë e kishte shkaktuar lëndimin, dhe gjeti kokën e një ariu në vrimën e tualetit.

Stevens thotë se plaga ishte shkaktuar ose nga një kafshim ose goditje nga thoi i ariut.

Ajo po e kalonte fundjavën në një tendë me vëllaun e saj Erik si dhe me të dashurën e tij kur ndodhi incidenti.

Më herët në mbrëmje ata kishin pjekur suxhukë në një zjarr të hapur.

“Unë shkova atje dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka më kafshoi prapanicën derisa u ula”, tha ajo. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...