10.8 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar Memory of the World nga UNESCO.

Ky është një nga vlerësimet më të larta për trashëgiminë kulturore dhe një nder i madh për Shqipërinë.

Në zemër të Shkodrës, kjo pasuri e rrallë fotografike ka përjetësuar imazhin, jetën dhe shpirtin e shqiptarëve ndër shekuj.

Vlerësimi i UNESCO-s nderon jo vetëm familjen Marubi – themeluesit e fotografisë shqiptare – por edhe qytetin e Shkodrës, që i dha jetë artit dhe kujtesës kombëtare, shkruan A2 CNN./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...