4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Arlind Qori: Rama po kalon në anën tjetër (të Serbisë), qëndrimi i tij është i dëmshëm për Kosovën

Arlind Qorri nga Lëvizja BASHKË, në Shqipëri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ndaj Kosovës.

Ai tha se Edi Rama duke u përpjekur të jetë neutral, po merr anë kundër Kosovës  Qorri ka thënë se nuk i dijë motivet e Ramës, por ato janë të dëmshme për Kosovën.

”Kam frikë që Ramë në tentativën për të qenë neutral, po shkon në anën tjetër – dhe në anën e paduhur të këtij konflikti, në anën e gabuar të historisë. Nuk e dijë pse e bën këtë Rama, a është rivaliteti me Kurtin, a është protagonizmi, apo nuk do të dallojë nga faktori ndërkombëtar. Nuk i dim motivet e Ramës, nuk i hamendesoj dot“, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...