11.4 C
Pec
E hënë, 2 Tetor, 2023

Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia konfiskon armatim në Zveçan

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në lagjen “Gvozden” në Zveçan këtë të martë, ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të armatimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani , ka konfirmuar për Telegrafin se janë konfiskuar disa armë automatike, granata dore dhe eksploziv.

“Hetimet rajonale të Mitrovicës së Veriut sot kanë ndërhyrë në Zveçan, lagja Gvozden dhe kanë zhvilluar bastisje. Gjatë kësaj kohe kemi hasur në disa armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv, të cilat janë konfiskuar”, ka thënë Elshani.

Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, por janë disa të dyshuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...