14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Armend Mujës i lëshohet deklarata e Osmanit ku dëshmohet çarja me Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur “qesharake” deklaratën e kryeparlametarit Glauk Konjufa që u përpoq ta arsyetonte me largësinë e vizitës së shefes së shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkakun e mos-koordinimit të Qeverisë me presidenten për letrën dërguar Këshillit të Evropës të premten e 17 majit.

Ai tha se ka parë raporte të afërta në mes të krerëve insitucionalë. Sipas tij, letra e garancisë dhe ajo dërguar nga Donika Gërvalla nuk përbëjnë ndonjë diferencë të madhe.

“Raportet kanë qenë të afërta për aq sa unë e di, nuk e kisha klasifiku si çështje mes Kurtit dhe Osmanit. Nuk e besoj që është në atë nivel, nuk e kam dëgjuar deklaratën deri në këtë moment. Po me aq sa pash që deklaroj presidentja, ka dy  çështje këtu. Presidentja sipas nenit të 84 e drejton politikën e jashtme, ajo letër e garancisë ishte në kuadër të atij zotimit të nënshkruar nga tre liderët. Aty gjithë ai garancion u dha në koordinim me presidenten e vendit. Mendimi im personal është që letra e z. Gërvallës nuk kishte gjë të shkoqitur nga letra e garancisë”, ka thënë Muja./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...