17.5 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Arratiset një i burgosur nga Dubrava

Është arratisur një i burgosur, nga Qendrës Korrektuese e Dubravës.

Në momentin e arratisjes ai ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.

Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte  caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës. I njëjti ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024. Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, kanë njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...