31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Arratisja e Enver Sekiraqës, deklarohet avokatja e tij

Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës.

Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin ka folur edhe avokatja e tij, Kosovare Kelmendi.

Kelmendi tha për Klankosova.tv tha se këtë nuk mund ta konsideron si arratisje.

Ajo deklaroi se për rastin informacionet i ka marrë nga portalet.

“Unë personalisht nuk mund ta quaj dhe konsideroj arratisje për faktin se i njëjti ka qenë në liri dhe ai nuk ka qenë i obliguar ta pres në shtëpi një vendim të Apelit në cilindo variant. Tani, fakti që policia sot nuk e kanë gjetur në shtëpi, kjo nuk është kontestuese, por, a është arratisur apo për momentin nuk ka qenë në shtëpi dhe ka mundësi të kthehet apo paraqitet, unë ketë nuk e di meqë nuk kam informacion, meqë është fjala për 24 orët e para pas vendimit të Gjykatës se Apelit. Kjo mbetet të shihet tutje”, tha Kelmendi.

“Unë si mbrojtëse e të akuzuarit Enver Sekiraqa, i cili deri dje me datën 17.05. 2024, ka qenë i lirë pas shpalljes së aktgjykimit, kam pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit duke u aprovuar ankesa e Prokurorit Special. Nga portalet kam kuptuar se i akuzuari nuk ka qëlluar në shtëpi me rastin e kërkimit sot nga ana e policisë”, deklaroi ajo.

Më 17 maj, Gjykata e Apelit, ka marrë vendim që Enver Sekiraqës, t’i ndryshohet masa e sigurisë, nga arrest shtëpiak në vuajtje të burgim.

Ai u dënua me 25 vjet burgim, për vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...