23.1 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Kosovare Kelmendi, e cila është avokatja e Enver Sekiraqes, ka thënë se nuk e di se ku është klienti i saj dhe se në bazë të veprimeve që ka ndërmarrë policia nuk kontestohet se ai është arratisur por që edhe për këtë çështje u tregua e rezervuar.

“Unë nuk mund të konfirmoj, kjo quhet arrati por nuk mund të konfirmoj se është arrati, sepse nuk kam informacione. Pikë jo kontestuese është se policia nuk e ka gjet në shtëpi. Këtë e di e pashë edhe prej portaleve, por që është në arrati këtë nuk e di. Nuk kam asnjë informacion”, tha per media Kelmendi.

Tutje e njëjta shtoi edhe se ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit gjatë ditës së djeshme (17.05.2024) përmes e-mailit.

“Po e kam pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit dje, në e-mail e kam pranu edhe unë nuk jam në dijeni për zotin. Të them të drejtën unë e di se do të ushtrohet kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë tutje në Supreme si mjet i jashtëzakonshëm juridik dhe tutje nuk kam informacion tjetër kurrgjo”, thotë Kelmendi.

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale për vendimin të lirimit në arrest shtëpiak për Enver Sekiraqen, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim që të aprovoj këtë ankesë dhe të njëjtin ta rikthente në masën e paraburgimit, aktvendim ky për të cilin njoftimi  bë më 17.05.2024./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...