23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi, ky është dështim i sistemit të drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka komentuar arratisjen e Enver Sekiraqës, të dënuarit për vrasjen e policit Triumf Riza.

Kurti ka thënë se arratisja e Sekiraqës është dështim i sistemit të drejtësisë.

“Në fundjavë kuptuam që njëri prej personave më famëkeq nga bota e krimit që javën e kaluar u dënua përfundimisht nga gjykata me 25 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, është arratisur”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin e përshkruajnë njëzëri si profesionit të pashoq, i shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarët.

“Triumfin e kam takuar edhe unë dhe e kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enever Sekriaqës është dështim i sistemit tonë gjyqësor, që vazhdon të arratiset vet nga drejtësia”, tha Kurti.

Kurti shtoi se rastet e tilla nuk ngjajnë më si rastësi.

“Vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë, reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tash është urgjencë shtetërore e kombëtare”, tha Kurti.

I akuzuari për vrasjen e policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa që nga 17.05.2024, po vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë.

Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Sekiraqa do të duhej që të ishte në paraburgim nga masa paraprake që ishte në liri që nga data 03.05.2024 kur ishte shpallur aktgjykimi ndaj tij dhe i ishte zëvendësuar masa nga arresti shtëpiak, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia e Kosovës më 20.05.2024 ka konfirmuar se Sekiraqën e kanë kërkuar në shtëpinë e tij tri ditë radhazi, më 17,18 dhe 19.05.2024, por nuk është hasur aty. Organet e rendit thonë se po punojnë për ta lokalizuar atë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...