15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Arrest shtëpiak ndaj dhjetë të dyshuarve për bixhoz në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë të dyshuarve për bixhoz të paligjshëm. Ndaj tyre, u caktua masa e arrestit shtëpiak.

“Betimi për Drejtësi” të shtunën raportoi se të dyshuar në këtë rast janë: Lulzim Reshati, Pater Berisha, Brahim Qorri, Fazli Cikaqi, Bruno Kuzhnini, Përparim Shala, Naim Reshitaj, Sefer Bytyqi, Remzi Aliaj dhe Muhamet Shala.

“Referuar pyetjeve tuaja për informacion ju njoftojmë si në vijim: Me datë 02.03.2025, Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, ka marrë Aktvendim, është REFUZUAR kërkesa e Prokurorisë së Shtetit, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 të pandehurve, dhe ndaj tyre është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila mund të zgjasë deri më datë 01.04.2025, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri L.R., ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 të KP-së, kurse të pandehurit P.B., B.Q.,m F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh., për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, në bashkëkryerje, nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së”, thuhet në përgjigjen e Lekajt.

Ai shtoi se gjyqtari i procedurës paraprake, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës, dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka arritur në përfundim se kërkesa e Prokurori të Shtetit është e pabazuar, duke e konsideruar si masë të rëndë për sigurimin e prezencës së të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale, ndërsa ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...