24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Arrestimi i Ademit, FFK: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, u ndalua për 48 orë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Pas këtij njoftimi erdhi edhe reagimi i FFK-së e cila mbajti një konferencë për media.

Ushtruesi i detyrës sekretarit të FFK-së, Taulant Hoda, tha se do të bashkëpunojnë me drejtësinë.

“Ne jemi për zbatim të ligjit por mendojmë që momenti dhe mënyra se si janë ballafaqua lojtarët dhe stafi, kjo ka qenë një goditje për kombëtaren. Assesi nuk jemi kundër drejtësisë. Jemi njoftu nga stafi dhe lojtarët sepse ka pasur shqetësime. Federata do të jetë transparente, do të bashkëpunojmë ngushtë me drejtësinë, besojë që gjykata do ta thotë fjalën e fundit”, tha ai para gazetarëve të mërkurën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Lidhet me institucionin që ai drejton/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...