7 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Arrestimi i dy personave për aksidentin me fatalitet, Prokuroria: Ngarkohen me veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Tre personat vdiqën të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Prizren, ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime.

Pas aksidentit, janë arrestuar dy persona.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka thënë se të dyshuarit janë nën hetim për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Në lidhje me aksidentin tragjik të mbrëmshëm që shkaktoi humbjen e jetës së tre të rinjve, mund të konfirmojmë arrestimin e dy personave. Ata akuzohen për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik, sipas neneve të Kodit Penal,” deklaroi Shala.

Ndërsa, raportet fillestare thonë se aksidenti mund të ketë lidhje me gara ilegale me vetura, të cilat tërheqin grupe të qytetarëve që i ndjekin si spektatorë.

Për këtë ngjarje ka reaguar kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Gjini shprehu ngushëllime familjeve të viktimave: Syla, Delija dhe Bibaj.

“Tragjedia që ndau nga jeta tre djemtë e rinj nga Gjakova ka lënë pas një vuajtje të madhe, jo vetëm për familjet e tyre por për të gjithë ne që të ndajmë këtë pikëllim. Ngushëllimet më të thella për ata që humbën më të dashurit e tyre”, shkroi Gjini.

Ndërkaq, Kusari-Lila bëri apel për masa të forta dhe reagim të shpejtë nga organet e rendit për të parandaluar aksidente të tjera të ngjashme.

“Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e një akti të pakujdesshëm. Është imperativ që veprimet dhe organizimet e paligjshme të ndalohen dhe të merren masa parandaluese për të shpëtuar jetë të tjera”, tha Lila.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...