21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës

Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani, janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi për Klankosova.tv.

Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...