29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Arrestimi i sotëm i dy shtetasve të Kosovës për spiunazh, BIA serbe del me reagim

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u arrestuan sot nga autoritetet e Republikës së Kosovës nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA).

Gazeta Express,  bazuar në burimet e saj, raportoi se eprori i tyre ka qenë oficeri i BIA’s serbe Srdjan Rosic, një serb i lindur në Ferizaj e që emri i tij ishte përmendur gjatë dëshmisë së Bogoljub Janicijevic në Hagë.

Lidhur me dy arrestimet është deklaruar BIA në një komunikatë për media duke mohuar “çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjenicinë”.

“Agjencia për Siguri dhe Informim( BIA) mohon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet e përkohshme shqiptare në Kosovë e Metohi, se dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., dhe të cilët u arrestuan sot në Ferizaj për akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit kanë qenë në çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”, thuhet në reagimin e BIA-s/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...