-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Arrestimi i Veliajt, Rama: Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustane, se kemi çfarë diskutojmë, por duam provat nga drejtësia

I pranishëm, në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës – Kryeqytet i Shqipërisë Kryeministri  Edi Rama deklaroi se ajo që ka ndodhur një ditë më parë me arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kaluar çdo limit, jo në lidhje me raportin e drejtësisë për të bërë drejtësi, por në raport me ndarjen e pushteteve.

“Ajo që ka ndodhur dje ka kaluar çdo limit, jo në raport më të drejtën e mbështetur gjithmonë nga ne për të hetuar këdo dhe për ta çuar para drejtësisë, pa parë majtas dhe djathtas, por në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe domosdoshmërinë që një pushtet i zgjedhur t’i jepet koha e duhur për të kryer detyrën për të cilën është zgjedhur”, tha Rama.

Rama hodhi dyshime mbi prokurorinë dhe mënyrën se si ka vepruar me rastin e Veliajt. Ai shtoi se “nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë e kusur euro fustanë e bizhuteri , s’kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova”.“ Gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste dhe në këtë hapësirë janë ata që bërtasin…se nuk ka rëndësi fare a ka prova, a s’ka prova.Nëse ai dhe e shoqja ka blere 800 mijë kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë fare, por kemi të drejtën të kërkojmë provat dhe të drejtën të themi ndërkohë hedhja e kësaj shifre është absolutisht e qëllimshme për të ekzaltuar masën dhe për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur që të diskutosh. Do ta ndjekim me kujdes këtë proces… Metoda e prokurorit është e papranueshme”, tha Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...