11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Arrestohen aktivistët e “Asnji cent më shumë” që bllokuan zyrat e ZRRE-së

Janë arrestuar disa nga aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” të cilët sot bllokuan derën e objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ata nuk i kanë lënë punëtorët që të hyjnë brenda, derisa “ZRRE-ja të merr vendimin për mos rritjen e çmimit të energjisë për 15 për qind”.

Aktivisti i grupit “asnjë cent me shumë”, Auron Doli tha se nuk do të largohen nga objekti.
Ndryshe, të martën ishte paralajmëruar shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind, megjithatë, në ZRrE kanë thënë se vendimi pritet të merret më 11 prill.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka mohuar se është marrë vendim lidhur me tarifat e energjisë elektrike, duke thënë se në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...