27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Arrestohen dy persona në Komoran, në gjendje të dehur sulmuan një qytetar dhe ia morën veturën

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Komoran.

Policia njofton se ata në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht një person.

“Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, ia kanë marrë automjetin”, ka njoftuar policia.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...