9.5 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Arrestohen dy persona në një pompë derivatesh për shitblerje të drogës

Dy persona janë arrestuar nga Policia në një pompë derivatesh ndërsa ishin njoftuar paraprakisht se ata po bënin shitblerje të substancave narkotike.

Policia njofton se ka sekuestruar një armë dhe substanca narkotike.

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në veçanti në fushën e shitblerjes së substancave narkotike. Një nga kontrollet është ndërmarrë mbrëmë nga njësite policore të Lipjanit, pas pranimit së një informate, se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike”, thuhet në njoftim.

“Ka qenë reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve të stacionit të Lipjanit, ai që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar si dhe gjetjen e sekuestrimin e një arme dhe një sasie të substancës narkotike etj”, thuhet tutje në njoftim.

“Me aktvendim mbi ndalimin të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...