4.6 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Arrestohen dy persona në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dy qytetarë të komunitetit serb në Zubin Potok, pasi dyshohen për kontrabandim të pije dhe mallrave ushqimore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Serb pasi që gjatë kontrollit në automjetin transportues që drejtohej nga njeri prej të dyshuarve, është gjetur një sasi e pijeve të ndryshme dhe mall ushqimor për të cilat nuk posedonin dokumente përcjellëse dhe se dyshohet se janë futur rrugëve ilegale”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu është njoftuar se automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...