4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Arrestohen dy të mitur në Ferizaj, nën kërcënimin e armës tentuan të grabisin në një market

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që nën kërcënimin e armës kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një market.  Të arrestuarit nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen, pasi që kanë hasur në rezistencë nga pronaret e marketit, të cilët kanë arritur të ia largojnë pistoleten nga dora. E ndërkohë kanë arritur policia të cilët i kanë arrestuar ata.

“Të dyshuarit meshkuj, të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me datën 26.11.2024 rreth orës 03:26 kemi pranuar një informatë se në një market në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj është një tentim grabitje në progres nga dy persona. Të mënjëhershëm në reagim kanë qenë patrullat e policisë, të cilët kanë arrestuar të dyshuarit.

Nga hetimet e para është mësuar se dy persona, meshkuj, njëri me armë (pistoletë) kanë hyrë në market dhe nën kërcënim të armës kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo kanë hasur në rezistencë dhe janë ndaluar nga dy pronarët e marketit, të cilët kanë arritur t’ia largojnë pistoletën nga dora, e në ndërkohë kanë arritur policët e rendit të stacionit të Ferizajt, të cilët i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa si provë materiale kanë sekuestruar edhe armën ( imitim i pistoletës së zjarrit), e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentim grabitjes.

Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.

Të dyshuarit meshkuj, të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...