Gjashtë persona janë arrestuar për një rast të tentim vrasjes në Pejë.
Më datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, policia është njoftuar se nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje ku janё gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё fishek i gjallё dhe njё kokё plumbi.
Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, ku nga i dyshuari ёshtё sekuestruar njё pistoletё 6mm.
Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e Shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tё dyshuarit janё sekuestruar: njё armë (me mulli) dhe njё pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё i dyshuar ende ёshtё nё arrati.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa dy nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt. /Njeshi/