Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tetë të mitur janë arrestuar sot në Malishevë, pasi ishin përfshirë në një rrahje mes tyre.
Në këtë konflikt dyshohet se është përdorur edhe arma.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.
Rasti është klasifikuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Malishevë 14.11.2024 – 14:05. Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.
Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Njeshi/