8.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Sot nga hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhë me datën 05.02.2024, në një pompë derivatesh, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku personat e dyshuar me forcë kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot ku pas marrjes së disa veprimeve intenzive hetimore dhe operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: V.K,mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D.K mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe R.H, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...