Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar kontrolle në tri lokacione të ndryshme dhe ka arrestuar tre të dyshuar- dy shtetas turq dhe një maqedonas. Ata dyshohet se kanë përfituar duke keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore.
“Lidhur me rastin personat e dyshuar nga të cilët dy shtetas turk dhe një i Maqedonisë së Veriut dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, dhe me këtë rast të njëjtit kanë konsumuar veprën penale ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’”, ka njoftuar Policia..
Në lidhje me rastin në cilësitë provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuterë, telefona mobil, si dhe dokumente relevante (fatura, kupona fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale.
Tutje u theksua se me vendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit ndalohen për 48 orë, derisa rasti ndodhet në proces të mëtutjeshëm hetimor./Njeshi/