Deputetët e Listës Serbe kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ata shihen teksa nënshkruajnë për praninë në sallën e seancave plenare.
Ky është vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit.
Anëtarë të LVV-së thanë para vazhdimit të seancës se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e LVV-së për kryeparlamentare.
Të shtunën, ajo nuk mori më shumë se 57 vota, në dy tentativa për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit./Njeshi/