15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Arrestohen tre të dyshuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

Tre persona e dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çka edhe e përgëzoi policinë.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Kujtojmë se gazetari Syla u sulmua mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë nga tre persona të panjohur. Pas sulmit ai pati një intervenim në kokë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagëve të marra./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...