Një person me inicialet E.M i moshës 18 vjeç është arrestuar pasi dyshohet se posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme në Lazarat.
Sipas një njoftimi për media nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër për të, një sasi municioni luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, 1 kallëp eksplozivi dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Njeshi/