2 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Arrestohet 28 vjeçari, tentoi ta vriste një person në Kaçanik në muajin qershor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 28 vjeçar, pasi që i njëjti para disa muajsh kishte tentuar ta vrasë një person.

I dyshuari D.D kishte goditur me veturë një 47 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton Telegrafi.

“Me datën 29.06.2023 rreth orës 18:40 policia e stacionit në Kaçanik kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ismajl Raka’’ në Kaçanik ishte një rast i vrasjes së mbetur në tentativë, ku një person, i dyshuari D.D ( M/K) i moshës 28 vjeçar, dyshohet se në shenjë hakmarrje, fillimisht e kishte goditur me automjet, e më pas me një mjet të fortë i kishte shkaktuar lëndime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit personit A.T ( M/K), i moshës 47 vjeçar, të cilin për ndihmë mjekësore, fillimisht e dërgojnë në Kaçanik, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa në kërkim policor kishte mbetur i dyshuari D.D.

Policia njofton se hetuesit rajonal pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot, datë 04.09.2023, rreth orës 11:00 kanë arrestuar të dyshuarin i cili ishte në kërkim policor, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.

I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...