27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti

Mbrëmjen e së hënës është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri, njëherit ish-asistenti i kryeministrit Albin Kurti.

Policia e Kosovës deri në momentin e raportimit nuk ka bërë të ditura arsyet e arrestimit të tij, por Qendra e LVV-së në Prishtinë ka dhënë versionin e saj për ngjarjen.

Shefi i asambleistëve të LVV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla ka shkruar në Facebook se Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoi të paguaj hyrjen në ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.

“Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit”. Ai ka kërkuar reagimin e Inspektoratit Policor ndaj policëve që arrestuan asamblistin e LVV-së.

“Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”, ka shkruar Sveçla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...