8.9 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Arrestohet i dyshuari i dytë për hedhjen e granatës në tregun e kafshëve në Prizren

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për hedhjen e granatës në tregun e kafshëve në Prizren, javën e kaluar.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj të njëjtit është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Arrestohet personi i cili ishte në kërkim/Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...