7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Arrestohet i dyshuari në Jarinjë për krime lufte në Gjakovë

Është arrestuar një person në pikën kufitare të Jarinjës, i cili dyshohet se ka kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

“Sipas hetimeve të kryera nga Hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës, i dyshuari me iniciale (D.R.) është i dyshuar për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë luftës në Kosovë  (1998-1999), në komunën e Gjakovës në periudhën kohore 07-10 maj 1999, duke vepruar në grup dhe të organizuar si zyrtar të mobilizuar me njësi të përbëra nga MUP-i serb”, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar në Policinë e Kosovës, ku është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ndërkaq është ndaluar për 48 orë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...