7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e tre personave pranë Gjykatës ku po gjykohet vrasësi i boksierit Nimani

Një person është arrestuar, si i dyshuar për të shtënat me armë pranë Gjykatës në Niederwall në Bielefeld ku po gjykohet vrasësi i boksierit, Besar Nimani, .

Nga të shtënat me armë, mediat gjermane raporton se kanë mbetur të plagosur tre persona.

Dyshohet se në mesin e të plagosurve, janë vëllai dhe babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar.

I akuzuari Akkurt u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Daëoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...