6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në stacionin policor të Kaçanikit është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore. Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.

Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, është identifikuar i dyshuari P.L., 35 vjeç.

Sot, më datë 17.01.2025, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik. Nga hetimet rezulton se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...