Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar të dyshuarin që ka sulmuar futbollistin 15-vjeçar të Fushë-Kosovës, Belgin Jashari.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari M.K. (1978) e ka sulmuar 15-vjeçarin gjatë një ndeshjeje në Obiliq. Ai po dyshohet për “sulm” dhe është ndaluar për 48 orë.
Sulmi ndaj Belgin Jasharit, që i përket komunitetit ashkali, nxiti reagime të shumta në opinion. Gjithashtu, shumë njerëz janë solidarizuar me 15-vjeçarin duke e ndihmuar në mënyra të ndryshme. /Njeshi/