18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Arrestohet kryeshefi i KRU “Gjakova” – Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Kryeshefi i ndërmarrjes KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi është arrestuar sot, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Arrestimi i tij ndodhi gjatë një operacioni policor që u realizua sot në Gjakovë.

Lajmin për  media e kanë konfirmuar  nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim.

“Ju informoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.

Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K.,  të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili  me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Tutje Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar  dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar: një Lap-Top, një telefon mobil Samsung Galaxy S22, para 22.205,00 Euro, Barka Ranier Wit dhe dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë Speciale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...