29.9 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Arrestohet në Leposaviq një i dyshuar për krime lufte, i bastiset shtëpia

Një person është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, pasi i njëjti dyshohet se në mënyrë individuale dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Krimet e luftës kundër popullatës civile’ gjatë luftës në regjionin e Gjakovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se i arrestuari S.L., është ndalur dhe vënë në pranga gjatë një plani taktik në Leposaviq.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës pas një pune hetimore disa mujore me datë 20.06.2024 ndaj një të dyshuari të identifikuar ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të RKS-së nën dyshimin e arsyeshëm se personi i dyshuar me iniciale (S.L.) duke vepruar në mënyrë individuale dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë, në regjionin e Gjakovës (1998/1999)

Konsultimet e fundit me prokurorin e rastit kanë rezultuar me vlerësimin qe veprimet e mëtejmehetimore të orientohen drejt sigurimit të prezencës së të pandehurit në këtë qështje penale.

Andaj, sot më 27.06.2024, Policia e Kosovës, konkretisht hetues nga Drejtoria për hetimin e krimeve të luftës (DHKL), në bashkëpunim me agjentë nga AKI dhe të mbështetur nga njësit policore të rendit të DRP Mitrovicë veri kanë realizuar një plan taktik me ç’rast në Leposaviq është ndalu dhe arrestuar i dyshuari m/s me iniciale (S.L.)”, thuhet në komunikatë.

Tutje Policia njofton se në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, të dyshuarit i është bastisur shtëpia në Leposaviq, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës hetimore.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar nga organet e hetuesisë/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...