Shefi ekzekutiv i Telegramit, Pavel Durov është arrestuar nga policia franceze në një aeroport në veri të Parisit.
Durov është arrestuar pasi avioni i tij privat ishte ulur në aeroportin Le Bourget, raportuan mediat franceze.
Sipas zyrtarëve, 39-vjeçari u arrestua nën një urdhër për shkelje, të lidhura me aplikacionin popullor të mesazheve.
Ambasada ruse në Francë ka bërë të ditur se po ndërmerr “hapa të menjëhershëm” për të sqaruar situatën, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. /Njeshi/