Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic.
Në media po raportohet se ai u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.
Ndërkaq Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për lajmi.net se janë arrestuar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë.
Tutje Elshani ka shtuar se personat në fjalë janë dërguar në rajonin e policisë në jugë.
“Kemi ndaluar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike, respektivisht bezdisjes. Në ndërkohë janë dërguar në stacionin policorë në jug. Kjo vepër konsiderohet kundërvajtje dhe normal për këtë do shqiptohet një tiketë”, ka thënë Elshani. /Njeshi/