Sot Gjykata Speciale ka arrestuar edhe luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, pas arrestimit të sotëm të ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Lajmin për arrestimin e tij e ka dhënë vëllai i tij, Fahri Fazliu.
Fadil Fazliu është babai i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhërë të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme! Krenar me ty Bablok”, ka shkruar Fahri Fazliu në Facebook. /Njeshi/