Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin më 15.04.2025 të një personi të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.
Sipas njoftimit, zyrtarët policorë të stacionit Qendra në Prishtinë kanë arrestuar 26-vjeçarin O.H., i cili ishte person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.
Konform urdhëresës së Gjykatës, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 vit e 6 muaj burg./Njeshi/