5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Arrestohet një 31-vjeçar në Koplik, vodhi para dhe ushqime në një dyqan

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili vodhi një natë më parë në një dyqan një shumë parash dhe produkte ushqimore.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i arrestuar është banues në fshatin Bajzë, raporton TCh.

“Ky i fundit dyshohet se me thyerje, gjatë natës ka vjedhur në një dyqan në Koplik para dhe produkte ushqimore, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

“Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”, ka njoftuar policia./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...